Transmetuar më 12-01-2019, 09:56

Ministria e Brendshme informon se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë.

Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ministria e Brendshme ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë”, thuhet në njoftimin e MB..

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin./b.l/noa.al/