Transmetuar më 11-01-2019, 13:46

Rektorati i Universitetit të Tiranës, del me deklaratë lidhur me protestën e studentëve, të cilët qysh prej ditës së djeshme, e enjte, janë ngujuar nëpër fakultetet e tyre.

Rektorati i Universitetit të Tiranës thotë se ka ndjekur me vëmendje, shqetësim dhe përgjegjshmëri protestën e studentëve për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, përmirësimit të kushteve të shkollimit, uljes së kostove dhe përjashtimit nga tarifat e studimit të studentëve.

Deklarohet se për shkak të zgjatjes së protestës dhe bojkotimit të procesit mësimor nga një pjesë e studentëve, ai nuk është zhvilluar normalisht.

Duke u nisur nga kjo situatë dhe për t’i dhënë mundësi përfundimit me sukses të këtij viti akademik, Rektorati i UT-ës në mbledhjen e ditës së sotme, 11 janar, vendosi:

-T’iu bëjë thirrje studentëve të Universitetit të Tiranës t’i rikthehen procesit mësimor, duke garantuar të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar.

-Të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve mësimore të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018-2019.

-Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjitha strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të afati të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta.

-Të marrë masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftoj studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit.

Rektorati i Universitetit të Tiranës vlerëson se në këtë proces reformimi dhe përmirësimi të veprimtarisë së UT-ës, rolin vendimtar e ka personeli akademik i këtij universiteti, integriteti dhe autoriteti i të cilit duhet të mbrohet në të mirë të funksionimit normal dhe reformimit të institucionit. /a.y/noa.al

Deputeti Boçi iu bashkohet studentëve, të rinjtë në kor: Largonuni!

Përplasje fizike mes policisë dhe studentëve te Ekonomiku, tensionohet situata

Studentët vijojnë të ngujuar, policia largon “barrikadën” me karrige e tavolina