Transmetuar më 11-01-2019, 10:49
Foto ilustruese

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ka humbur jetën teksa ka qenë duke riparuar një defekt.

Ngjarja ka ndodhur në Mirditë, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte.

57-vjeçari Angjelin Qafa, ka qenë duke riparuar një defekt të krijuar nga moti i keq, në momentin që ka gjetur vdekjen.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij, teksa paraprakisht mendohet se ka pësuar infarkt.

Mësohet se Qafa kishte shkuar në zonën ku kishte ndodhur defekti si pasojë e motit të keq dhe dëborës, por nuk ia ka dalë të përfundojë detyrën, duke dhënë jetën. /a.y/noa.al