Transmetuar më 07-01-2019, 22:53
Një program televiziv amerikan ka shokuar deri në limite.
Paul Rosolie, natyralist dhe ekspert i gjarpërinjve të mëdhenj, i mbrojtur nga një veshje e posacme për këtë mision, ishte gati për tu gëlltitur nga një Anakonda gjigande rreth dhjetë metra.
Aventura e frikshme ka ndodhur në pyllin e Amazonës.
Mësohet se eksperimenti nuk shkoi siç duhet, pasi anakonda gjigande për pak sa nuk e mbyti Rosolien.
“Mendova se do të isha në gjendje të lëvizja krahët dhe në një mënyrë do të ishta i sigurt, por ajo më kapi dhe më mbështolli”, thotë Rosolie.
Ky i fundit u shpëtua nga miqtë e tij, të cilët arritën të largojnë gjarprin gjigand.
Shihni videon e mëposhtme./a.k/noa.al/