Transmetuar më 07-01-2019, 14:01

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë territorin.

Më të dendura Paraqiten në zonat malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në zonat malore dhe gjatë natës shtrihen në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -12°C në 10°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor- verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /a.y/noa.al