Transmetuar më 07-01-2019, 13:56

Ndodhej në një prej zonave turistike më të rëndësishme në Irlandë, kur aksidentalisht u rrëzua dhe vdiq.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një djali 20 vjeç, i cili ndodhej në shkëmbinjtë e Moher, buzë detit, në kontenë e Clare.

Siç raportojnë mediat vendase, i riu rrëshqiti teksa po bënte një fotografi selfie.

Trupi i pajetë u rikuperua pas disa orë kërkimesh, ndërkohë që u transportua për bërjen e autopsisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të 4 janarit, kur i riu u pa nga vizitorë të rastit duke u rrëzuar. Sipas tyre, ngjarja ndodhi teksa 20-vjeçari po tentonte të bënte një fotografi selfie, shkruan noa.al.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e saj. Viktima me origjinë indiane, ishte student në Universitetin e Dublinit. /a.y/noa.al