Transmetuar më 06-01-2019, 10:10

Trajneri i një prej kafshëve më agresive në planet, I quajtur Tao po bënte një shfaqje përpara shumë njerëzve me rastin e festive të fundvitit

Trajneri po krenohej përpara turmës, duke thënë se kafsha bënte gjithçka që i thoshte, por momenti i tmerrshëm erdhi shumë shpejt. 45-vjeçari po bënte një numër shfaqjeje duke futur krahun në gojën e një krokodili.

Gjithçka ndodhi në kopshtin zoologjik Phokkathara në Chiang Rai, në Tajlandën veriore, përpara rreth 100 njerëzve të dielën pasdite.

Teksa futi krahun brenda nofullave të krokodilit, Tao pa nga audienca dhe i tha njërit prej teknikëve të ndalonte muzikën. Pastaj, zvarraniku papritmas “përplasi nofullat” rreth parakrahut të Tao-s, dhe u shkund me forcë nga njëra anë në tjetrën.

Trajneri reagojë në mënyrë të shpejtë duke i kapur hundën në këtë mënyrë ai hapi gojën dhe lirojë krahun e tij.

Incidenti u filmua nga një vizitor, Khun Phusawit, 35 vjeç, i cili po vizitonte fermën e krokodilëve Phokkathara dhe kopshtin zoologjik me gruan e tij Nok dhe dy fëmijët e tyre.

“Shfaqja ishte shumë e mirë derisa kjo të ndodhte. Shpresoj që ai të mos jetë lënduar shumë dhe të bëhet mirë së shpejti,”- shkruan ai krahas videos së sulmit, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.