Transmetuar më 04-01-2019, 19:21

Në orët e mbrëmjes janë shtuar ndjeshm reshjet e dëborës në disa prej akseve ku qarkullimi i automjeteve është masiv.

Në Tepelenë dhe Gjirokastër trashësia e dëborës ka shkuar deri në 30 centimetra.

Në Frashër të Përmetit rruga është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Më problematike është situata në Gjirokastër, ku rruga Taroninë-Qafë-Bardhë është bllokuar.

Në bashkinë Memaliaj është zhbllokuar rruga në njësinë administrative Buzë.

Në bashkinë Libohovë, njësinë administrative Zagorie lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës.

Në njesinë administrative Picar, segmenti rrugor Rehovë-Golem i bllokuar. Rrugët nacionale janë të kalueshme. Segmenti Erind-Çajup kalohet vetëm me zinxhirë. /k.k/noa.al/