Transmetuar më 30-12-2018, 12:12

“Kështu jeton Schumacher sot!” Është kjo kopertina e së përditshmes gjermane ‘Bild’ e cila ndez shpresat e lexuesve të saj, lidhur me mundësitë e rikuperimit të kampionit të Formula 1, pak ditë para ditëlindjes së tij të 50-të.

Janë rreth dhjetë ekspertë rehabilitimi, si fizioterapistë, infermierë dhe shoqërues, që ndihmojnë familjen Schumacher, që të asistojë Michael.

“Zyra e vjetër e Schumi, gjatë viteve të fundit është transformuar në një dhomë spitali me super pajisje, por kjo gjë nuk ka ndihmuar shumë për shërbimin e shpejtë të Schumacher”, shkruan gazeta.

Ndër të tjera pilotit i vihet të dëgjojë edhe zhurma e motorit të tij të vjetër, me shpresë përmendjeje.

“Pyetja se si është Schumacher sot, nuk ka një përgjigje të shkurtër”, thuhet në shkrim.

Ndërsa shtohet se “Ka një arsye pse Schumacher që nga aksidenti i pesë viteve më parë nuk ka dalë asnjëherë në publik”, thuhet më tej, duke e lënë mister motivin.

E përditshmja raporton opinioni e neurobiologut Max-Plank Institut, Tobias Bonhoffer, sipas të cilit “Dëmtimi i trurit dhe shtyllës kurrizore, nuk janë të riparueshme, në dallim me çfarë mund të bëhet me pjesët e tjera të trupit”.

Mjeku sqaron se në rastin e dëmtimit serioz të trurit, si ai i rastit të Schumacher, nuk ka mjaftueshëm qeliza nervore në dispozicion për të zëvendësuar rolin e të tjerave.

Ndërsa për bashkëshorten e pilotit, Sabine Kehm, ka një konsideratë të lartë, duke e vlerësuar për mënyrën se si po e përballon situatën, shkruan noa.al.

Michael Schumacher u aksidentua duke bërë ski në Meribel të Francës në 29 dhjetor të vitit 2013, duke përfunduar në koma, prej nga doli disa muaj më parë, por pa asnjë shenjë tjetër rekuperimi. /a.y/noa.al