Transmetuar më 29-12-2018, 20:09

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin Skënderaj.

Dyshohet se motër e vëlla janë përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes djali 13-vjeçar nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkaq motra e të ndjerit, 2-vjeçe është jashtë rrezikut për jetën, rrëfejnë mediat vendase.

Gjithashtu e lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe një grua, e cila nuk ka lidhje me 2 të tjerët.

Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin që drejtonte mjetin./a.k/noa.al/