Transmetuar më 27-12-2018, 23:57

Ky është horoskopi për ditën e premte, 28 dhjetor 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo e premte do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do arrini që ti fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.

Binjakët

Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por këtë periudhë keni qenë të largët dhe të përhumbur. Një situatë e cila fillimisht ju është dukur e kënaqshme, mund të kthehet në trysnuese. Puna do të ecë më së miri, dhe rezultatet do të vijojnë në rritje.

Gaforrja

Do të përballeni me disa problematika që do ju rëndojnë. Do të jeni tejet të thelluar lidhur me situatat dhe personat që ju rrethojnë. Do të karakterizoheni nga një energji e pashtershme dhe për këtë arsye do të arrini të konkretizoni një proces të rëndësishëm.

Luani

Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar! Do përjetoni një sukses të rëndësishëm, të cilin e kërkonit prej kohësh. Do e ndjeni veten të vënë në lojë, por shpesh do të përfshiheni nga gjendje ankthi dhe rrezikoni që të hidhni çdo gjë në erë. Kjo është dita kur duhet të besoni më shumë në veten tuaj.

Virgjëresha

Nuk e pëlqeni rrëmujën dhe kjo gjë bën që të mërziteni me veten ose me personat që ju rrethojnë. Në këtë periudhë duhet të vlerësoni më mirë edhe miqësitë. Në dashuri nuk duhet ta hapni zemrën qysh në takimet e para. Ndërsa sa i takon punës, do filloni të shijoni kënaqësitë, por për këtë duhet të përkushtoheni më shumë.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë një periudhë mjaft e veçantë. Në raportin në çift dhe në familje, parashikohen një sërë tensionesh. Mjafton të shfaqni një sjellje korrekte në dashuri dhe të tregoheni sa më të përgjegjshëm. Duhet të merrni vendime të prera lidhur me atë që vërtetë kërkoni.

Akrepi

Do të jeni të mbushur gjithë dashuri dhe pasion, duke pasur një ditë mjaft pozitive. Megjithatë me ndikimin e Marsit në shenjë, do të përfshiheni në një moment konfuzioni, duke kaluar nga lumturia në trishtim dhe demotivim. Vijoni rrugën tuaj, sidomos nëse keni bërë një njohje prej pak kohësh. Projektet e punës do të ecin më së miri.

Shigjetari

Duhet të prisni fundin e muajit për të përjetuar momente ekuilibri. Fatkeqësisht jo gjithmonë zgjedhjet tuaja varen vetëm nga ju. Megjithatë një qiell mjaft pozitiv, do të favorizojë sferën profesionale. Dashuria ecën më së miri, me ulje-ngritjet e zakonshme, por në fund të fundit në ekuilibër.

Bricjapi

Nëse ju është fiksuar një ide në kokë, do bëni të pamundurën për ta realizuar. Kjo ditë do të jetë mjaft e veçantë, ku do të keni dëshirë për të ndryshuar një sërë gjërash në jetën tuaj dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme, shkruan noa.al. Vendimi për tu shkëputur nga një punë, mund të jetë vërtetë i rrezikshëm, ndaj reflektoni mirë.Ujori

Do të shfaqni disa siklete shëndetësore dhe nuk do të jeni shumë mirë. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj të premteje. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.

Peshqit

Ndikimi i Hënës, Venusit dhe Marsit do e bëjnë këtë ditë mjaft të luhatur. Kjo do të thotë që humori nuk është më i miri, si dhe nuk do të mungojnë rastet për të rënë në sy. Do të përfshiheni në projekte të reja, ndaj mos u ndalni! Këshillohet që ti kushtoni më shumë kohë familjes. /a.y/noa.al