Transmetuar më 27-12-2018, 18:46

Legjenda e Barcelonës Lionel Messi, ka folur për duelin e tij me ish-yllin e Real Madridit Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit këtë.

Rivaliteti me Cristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Messi lojtari i Barcelonës i cili në La Ligën spanjolle me portugezin, lojtarin e dikurshëm të Real Madridit ishin rivalë të mëdhenj që nga viti 2009.

Ronaldo këtë verë kaloi në Juventus dhe në një intervistë i bëri thirrje Messit që t’i bashkangjitet në ligën italiane të Seria A. Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment adekuat për ftesën e Ronaldos.

Para përzgjedhjes së këtij viti të kroatit Luka Modriç, Messi dhe Ronaldo në 10 sezonet e kaluara fituan “Topin e Artë”, çmimin dedikuar lojtarit më të mirë në botë.

“Dëgjova kandidatët për Topin e Artë dhe e dija që nuk isha në garë”, tha Messi. Pavarësisht nga suksesi i Messit në fushën e futbollit, ai ka këmbëngulur se ka ende një prioritet më të lartë në jetën e tij. “Unë e dua futbollin, por familja është mbi të gjitha”, deklaroi argjentinasi.