Transmetuar më 24-12-2018, 16:19

Panetonia është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve. Megjithëse është ëmbëlsirë italiane edhe ne e kemi përqafuar si ide, që ëmbëlsira karakteristike e Krishtlindjeve është ajo.

Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:

Përbërësit: 1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj, 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë lëng limoni, 150 ml konjak ose rum, 250 gr gjalp i shkrirë, 200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë), 175 gr miell, 100 gr bajame të prera në feta të holla, ½ lugë pluhur pjekje, 1 lugë kanellë, 1 majë luge karafil pluhur, 4 vezë të mëdha, 1 lugë ekstrakt vanilje.

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta.

Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni sëbashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik.

Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë. Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet!