Transmetuar më 24-12-2018, 14:07

Tiranë, NOA.al- Orët e paradites dominohen nga vranësira të dendura kryesisht në rajonin Verior – Veriperëndimor duke rrezikuar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur reshjet në ekstremin Juglindor.

Për pasojë i gjithë vendi mbetet me vranësira dhe kthjellime të shpeshta .

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore nga -4 në 14°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim deri në 3 ballë. /a.y/noa.al