Transmetuar më 23-12-2018, 20:02

Me sa duket sulmuesi Lionel Messi nuk e ka ndërmend të ndalet me rekordet e tij personalë.

Argjentinasi ka thyer edhe një tjetër rekord individual në paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Celta Vigos gjatë mbrëmjes së djeshme.

Messi shënoi golin e dytë kundër Celta Vigos.

Ky ishte goli i 15-të i Messit në La Liga këtë sezon, që përbën rekord unik deri më tani.

Lionel Messi është bërë futbollisti i vetëm nga pesë ligat kryesore evropiane që shënon 15 gola apo më shumë në secilin prej 11 sezoneve të fundit.

Asnjë nuk e ka bërë atë që ka bërë ai, e ndërsa ka shumë kohë edhe për rekorde të tjera./a.k/noa.al/