Transmetuar më 23-12-2018, 14:05

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë.

Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./a.y/noa.al