Transmetuar më 19-12-2018, 20:51

Një grup astronomësh kohët e fundit, duke përdorur një teleskop në vullkanin Mauna Kea në Havai, arritën të gjenin objektin më të largët në Sistemin Diellor.

Fillimisht i quajtur “2018 VG18”, objekti u quajt “Farout” (larg), për shkak të një distance rekord nga Dielli.

Objekti ndodhet në një distancë prej 120 njësi astronomike dhe një njësi astronomike përfaqëson masën e distancës mesatare të përafërt të Tokës nga Dielli. Kjo do të thotë se objekti është larg Diellit gati 18 miliardë kilometra.

Objekti misterioz, për të cilin ka pak njohuri, është rreth 24 njësi astronomike nga objekti i dytë më i largët në sistemin diellor – Eride, planeti më i madh xhuxh të njohur në botë, që ka 96 njësi astronomike nga Toka. /k.k/noa.al/