Transmetuar më 19-12-2018, 09:00

Ndodhi gjatë Billabong Pipe Maters në Hawai, faza e fundit e kampionatit botëror të serfit.

Amerikani Kelly Slater, i cili në karrierën e tij ka fituar 11 herë, habiti publikun i cili po e shihte direkt nga plazhi dhe në televizor, gjatë sfidës me Filipe Toledo.

Slater u përfshi nga dallga, por në mënyrë befasuese, arriti të ngrihet sërish, duke konfirmuar edhe njëherë talentin e tij të pazakonshëm.

Por pavarësisht kësaj, gara u fitua nga Gabriel Medina, braziliani i parë që u shpall kampion bote në serf.

Në videon më poshtë mund të shihni manovrat spektakolare të Slater. /a.y/noa.al