Transmetuar më 18-12-2018, 18:39

Një person është gjetur i mbytur në një kanal mbrëmjen e sotme, në Vrion, bashkia Finiq, Sarandë.

Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Trupi është nxjerrë me vështirësi nga kanali, pasi ishte i mbuluar nga ferrat.

Paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit, ndërkohë që dyshohet se i përket një mashkulli.

Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/