Transmetuar më 18-12-2018, 16:36

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori një ish regjistrues dhe tre specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec.

Personat e kallëzuar janë shtetasit me iniciale M.SH, me detyrë ish-Regjistrues, A.T, me detyrë Specialist Hartograf, E.P, me detyrë Specialist Hartograf, S.A, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas KLSH, 4 personat akuzohet se kanë kryer regjistrime të pasurive me AMT pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 22000m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë truall e tokë pa fryt në tokë arë, nuk kanë zbatuar kriteret e duhura ligjore për pagesa për detyrime ndaj shtetit me dëm ekonomik në vlerën 52.2 milion lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi afër liqenit dhe mbi truall në pronësi të kulteve fetare.

Gjithashtu, zyrtarët vendorë kanë regjistruar objekte të legalizuara në kushtet e konfliktit të interesit dhe falsifikimit me qëllim tjetërsimin e pronës së shtetit.

Gjatë kontrollit për periudhën 01.06.2015 deri në 01.07.2018, u konstatuan gjendje 942 aplikimeve praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, duke krijuar mpakte sociale negative etj./b.l/noa.al/