Transmetuar më 18-12-2018, 15:10

Presidenti Donald Trump nuk përmendi gjatë takimit me Presidentin turk, Tajip Erdogan në samitin e G20 dy javë më parë ekstradimin e klerikut mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë të hënën.

"Gjatë takimit me presidentin Erdogan në G20, presidenti nuk tha që është angazhuar për ekstradimin e Fethullah Gylenit," tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti i cituar nga Reuters.

Të dielën, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se Trump i tha Erdoganit në takimin e tyre në Buenos Aires se Shtetet e Bashkuara "po punonin për ekstradimin e Gylenit dhe njerëzve të tjerë", gjë e cila rezulton si jo e vërtetë.

Gyleni mohon çdo përfshirje në grusht shtetin e dështuar. Trump tha muajin e kaluar se nuk po konsideronte ekstradimin e predikuesit si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin turk në Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Xhemal Kashogi në Stamboll.

Po ashtu, një deklaratë tjetër erdhi edhe nga organizata e lobimit në Ministrinë e Jashtme Gjermane, DGAP: "Edogani nuk e kupton sistemin e drejtësisë amerikane, ai mendon se Amerika funksionon si Turqia ku mund të vendosë presidenti si të dojë. Duhet vendim gjykate, e cila duket e pamundur", raporton gjermania Bild.

Sipas raportimit të gazetarit, Adam Klasfeld, prokurori i shtetit të New Jersey ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrit të jashtëm turk, Çavuşoglu dhe se nuk ka asnjë akuzë ndaj anëtarëve të Lëvizjes Gylen.