Transmetuar më 18-12-2018, 09:08

Një person i cili lëvizte i armatosur, është vënë në prangat e policisë, gjatë mbrëmjes së lënë pas.

Policia mori informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” të Elbasanit, mbrëmjen e kësaj të hëne një person mund të kishte me vete armë zjarri.

Nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, u bë arrestimi i D.S., 22 vjeç, banues në lagjen “5 Maj”, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri pistoletë me 11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u procedua penalisht dhe O.Z., 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al