Transmetuar më 17-12-2018, 19:19

Një persona ka ndërruar jetë në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel, ku raportohet se viktimë ka mbetur drejtuesi i automjetit.

Makina me të cilin ai po udhëtonte perfundoi në humnerë duke rezultuar fatal për jetën e tij.

Nuk dihen shkaqet dhe as identiteti i viktimës.

Po punohet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa një grup hetimor ndodhet në vendin e aksidentit. /k.k/noa.al/