Transmetuar më 17-12-2018, 09:09

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e një kopshti.

Më konkretisht mensa e kopshtit “Besëlidhja” në Lezhë, është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht fëmijët arritën të nxirreshin me shpejtësi, duke mos shënuar të lënduar.

Si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi, edukatoret nxorën menjëherë të vegjlit, të cilët u përfshinë nga paniku.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe policisë, bëri të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e transformatorit.

Gjithsesi për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al