Transmetuar më 15-12-2018, 17:29

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Bassone të Italisë, për trafikim dhe posedim të paligjshëm të substancave narkotike.

Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se i përkasin moshës 22 dhe 29 vjeç dhe se banonin në Varese.

Pasditen e djeshme, një karabinier zbuloi 150 doza kokaine të fshehura në dy kavanozë qelqi dhe të groposura në pyjet e komunës Campione d’Italia.

Zbulimi i dozave të kokainës edhe si pasojë e dyshimit të ushtrisë që gjendej në atë zonë, e cila vazhdimisht kishte vënë re njerëz me makina që mbërrinin dhe largoheshin për pak caste nga zona e pyllëzuar e kufirit të vendit.

Edhe arrestimi i dy të rinjve shqiptarë ndodhi pikërisht në zonën e pyllëzuar, teksa u hasën duke iu drejtuar vendit ku ishin groposur dozat e kokainës.