Transmetuar më 15-12-2018, 17:06

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Si pasojë e aksidentit mësohet se janë plagosur 4 persona.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa një person tjetër ka plagë të lehta.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti./a.k/noa.al/