Transmetuar më 15-12-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Më të dukshme vranësirat dhe reshjet do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë. /a.y/noa.al