Transmetuar më 15-12-2018, 10:48

Policia Kufitare e Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76 mijë lekë të reja.

Gjithashtu gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qëndrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Shtetasi J.L., në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Duke marrë spunto nga ky rast, policia thotë se gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. /a.y/noa.al