Transmetuar më 15-12-2018, 09:47
Fabio Allushi

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarin e fundit, lidhur me vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

“Detyrim paraqitje” është masa e sigurisë e vendosur ditën e sotme, ndaj 42-vjeçarit Fabio Allushi, i cili do të hetohet në gjendje të lirë.

Sakaq Prokuroria kërkoi ndaj tij "burg pa afat", kërkesë e cila u rrëzua.

42-vjeçari është shoku i të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.

Allushi dhe Mata kanë qenë bashkë në momentin e krimit, ndërkohë që akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Të shpallurit në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Mervjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Missit Suada Sherifi. /a.y/noa.al