Transmetuar më 15-12-2018, 08:57

Një shpërthim eksplozivi u shënua pasditen e kësaj të premte në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T. P..

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor aktualisht po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja, jetonte e veja e Hyqmet Nexhipit, peshkatari i ekzekutuar me breshëri automatiku në janar të vitit 2016.

Kujtojmë se Nexhipi, u ekzekutua rreth orës 05.00 të 23 janarit të vitit 2016, teksa po ecte me makinën e tij në rrugën Transballkanike.

Sakaq vetëm pak minuta pas ekzekutimit të 52-vjeçarit, në dalje të Vlorës u gjet e djegur një makinë tip “Benz” me targa Durrësi.

Për ekzekutimin e Nexhipit, u dyshua ekzekutim për larje hesapesh, për shkak se Nexhipi rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. /a.y/noa.al

Vrasja e pronarit të peshkarexhës, një i arrestuar dhe një në kërkim |VIDEO

Arrestohet djali i të ekzekutuarit në Vlorë, ku po heton policia

Vrasja në Vlorë, djali i viktimës: Nuk kisha konflikte me të