Transmetuar më 14-12-2018, 21:28

Studentët protestues në Bulevard janë përplasur me forcat e policisë këtë mbrëmje.

Gjithçka nisi pasi ata po merrnin dru dhe bombola gazi për t’u ngrohur gjatë natës që do të qëndrojnë përpara kryeministrisë.

Kjo u pasua me revoltë nga ana e studentëve që u dëgjuan të thërrisnin, “poshtë komunistët”.

Studentët kërkojnë nga kryeministri plotësimin e 8 kërkesave.

Rama i ka ftuar disa herë për dialog studentët, por ata nuk kanë pranuar, pasi kërkojnë vetëm vendimmarrje.

Ndërkohë sot ata kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama. /k.k/noa.al/