Transmetuar më 14-12-2018, 10:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur miratimin e ligjit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke e cilësuar si ngjarjen e dytë më të rëndësishme pas Pavarësisë, ai thotë se kombi shqiptar bëhet më i fortë.

“Urime Kosovë për Ushtrinë! Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, e cila do të garantojë sovranitetin dhe integritetin e vendit, u miratua me 106 vota pro.

Ushtria e Kosovës pritet të ketë buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh, 5 mijë ushtarë si dhe 3 mijë rezervistë. /a.y/noa.al

Historike! Kuvendi voton ligjin, Kosova bëhet me Ushtri