Transmetuar më 14-12-2018, 09:58
Foto ilustruese

Një sherr mes dy personave, ka bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pasdites së djeshme, e enjte, ku i dyshuari është Emilon Kërtuka, 27 vjeç, banues në Burrel.

Ai akuzohet se tek “Kryqëzimi i Koliqit”, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, Mateo Isenlikaj, 28 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Burrelit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së së Matit.

Kërtuka u arrestua i akuzuar për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al