Transmetuar më 13-12-2018, 11:15

Pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama, në seancën e sotme parlamentare, studentët të cilët protestojnë jashtë godinës së Parlamentit, kanë refuzuar ftesën e tij për dialog.

Me thirrjet “Studentët e bashkuar, kanë për të fituar”, studentët kanë refuzuar çdo dialog të mundshëm, duke kërkuar vetëm plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

Në fotogaleri dhe në video mund të shihni pamje nga protesta, e cila ka bllokuar komplet qarkullimin në zonën përreth Parlamentit.

Më herët Rama tha se protesta është shuplakë për të hapur sytë më shumë për të parë se çfarë ndodh brenda universitetit.

“Jam i gatshëm këtu dhe kudo ku studentët duan që të diskutojnë me ta, jo për to torollisur, as për ti futur në rrugë pa krye dhe as për të mbyllur protestën, se unë nuk dua të mbyllet protesta. Se protesta i ka rrënjët shumë thellë tek burimet e sëmundjes së universitetit. Këtu nuk bëhet fjalë për kilogramë mish apo arka me mollë, por për të hapur një proces që nis nga këto pika. 8 pikat ne jemi gati ti plotësojmë një për një”, u shpreh Rama.

Sipas tij, opozita kërkon që këto pika të mos zgjidhen dhe për këtë arsye tha se shpërndante mesazhet që të martën pas pushimeve ose do iki qeveria ose do digjet Tirana.

“Kjo është dhe arsyeja se pse unë refuzoj që këto 8 pika ti plotësoj si të jetë porosi për dyqan. Pikat nuk janë vetëm çfarë, por janë edhe si. Si do përgjysmohen tarifat? Dhe në momentin që do fillojmë te si-ja do vihet në lëvizje gjithë industria e manipulimit. Nuk është vetëm çështja duam apo s’duam të pastrohen titujt bazuar mbi korrupsion, kopje dhe mashtrime, por më shumë se kaq”, deklaroi Rama.

Ai tha se nuk mund t’iu thotë po studentëve për kërkesat, pasi publikimin për shpenzimet do e bëjë çdo universitet, ndaj nënvizon se dëshiron që ti shikoj në sy studentët kur të diskutohet.

Por Kryeministri deklaroi se të teta pikat janë të realizueshme dhe qeveria është gati që ti realizojë. /a.y/noa.al

“Studentët”, Rama: Protesta i dha shuplakë qeverisë, grusht opozitës! Zgjidhja vetëm dialogu

Studentët bëhen bashkë në protestë para Parlamentit, Kushtetutë dhe libra në duar