Transmetuar më 12-12-2018, 22:31

Studentët protestues përpara ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë janë të vendosur për të qëndruar gjatë natës aty.

Temperaturat e ulëta po i sfidojnë duke përdorur batanie, por disa kanë ndezur edhe zjarr.

Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre që i kanë bërë të ditura tetë ditë më parë.

E ndërkaq kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh nëpërmjet faqe zyrtare në Instagram ku shkruan: "Kur do flasim?".

Ndërkohë, ditën e nesërme, reagimi i tyre do të përqëndrohet përpara Parlamentit.

Për kërkesat e tyre pritet që të diskutohet edhe në seancë plenare pasi sot Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar dy amendamente, sipas së cilës mund të zgjidhen problemet e tyre./a.k/noa.al/