Transmetuar më 11-12-2018, 18:54

Gjatë fjalës së tij në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur protestën e studentëve.  Ai tha se në Shqipëri një ndryshim po lajmërohet këto ditë.

“Janë orë të revoltës popullore sepse studentët janë sakrificë duke thirrur një dhjetor të dytë. Gjithë respekti është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia. Ne jemi me ta, PD është me ta, qytetarët janë me ta. E sotmja nuk është një ditë festimi, por një ditë nderimi. Ortakëria e babzitur mes pushtetarëve dhe mes segmenteve të kapura ka dobësuar deri në koma mekanizmat e mbikqyrjes së qeverisë”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se, “Një ndryshim po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë”.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I kryeministrit Rama. Me anë të një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.

“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë?”, shkruan Rama./b.l/noa.al/