Transmetuar më 10-12-2018, 18:26

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi. Sipas asaj që publikohet te tabloidi The Sun, klubi londinez ka vendosur të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin gjerman për shkak të rendimentit të tij të dobët.

Mesut Ozil u transferua te Arsenali nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 dhe mund të largohet nga “Topçinjtë” për vlerën e 28 milionë eurove.

Mesfushori gjerman, që nuk ishte grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të problemeve në shpinë që iu shfaqën për shkak të qëndrimit të gabuar të tij teksa luante me orë të tëra në Playstation.

Gjithnjë sipas Tthe Sun’, Interi po monitoron situatën për Ozil kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në vitin 2021, dhe duket se është gati të bëjë lëvizjen e tij për të sjellë futbollistin në Milano.