Transmetuar më 07-12-2018, 11:01

Nga Endira Bushati

Nuk është çështje tarife…

Në thelb, duhet shembur sistemi!

Sot, 2 prindër mësues, e kanë sakrificë të jetës, arsimin e lartë për fëmijën….të mos flasim për prindër me të ardhura akoma më të ulëta….

Ajo tarifë, e plot tarifa të tjera, nuk shkojnë as për rritje pagash për pedagogë, mësues, mjekë, apo rritje pensionesh e ndihme sociale….

Ajo tarifë, e plot taksa e tarifa të tjera, shkon për tenderë, koncesione e PPP, makina e zyra luksoze, në xhepat e 5-6 oligarkëve e 4-5 politikanëve….

Të mësosh sot, nuk të jep asnjë avantazh…

Gjithmonë do të dalë djali apo vajza e “dikujt” para teje, do dalë Partia me “njerëzit e vet” apo paraja që çan detin….

Ndaj, ju lutemi, të dashur:

Mos u ndalni vetëm tek një tarifë!

Shembni gjithë sistemin!

***

Të jesh Kryeministër….i vendit më të varfër të Evropës….

Dhe:

Ta kalosh ditën me batuta e montazhe… Të përçmosh këdo që të kundërshton…duke u marrë me modelin e flokëve, xhaketën, fustanin, peshën e emrin…. Të përbuzësh këdo, duke valëvitur flamurin e “Çun Tirone”, a thua se je pasardhës i Bonapartit…. Të diktosh me delir shijet e tua mbi ngjyrat e pallateve, format e Shqiponjës, standardet e rrugëve, fasadat e institucioneve…. Të nderosh Festën Kombëtare, i veshur si karrocier komunizmi, se medemek ti e kuptoke modën para të gjithëve ne….

E të të mos vijmë të të nxjerrim prej benevrekësh Yamamato nga Kryeministria….

….tregon, mbase, që të meritojmë!

*Qëndrimet e autores janë tërësisht personale, nuk përfaqësojnë vijën editoriale të NOA.al