Transmetuar më 03-12-2018, 18:24

Prishtina zyrtare nuk do të tërhiqet nga vendosja e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia.

Teksa u duk se diçka do të ndryshonte me ardhjen e Komisionerit Hahn në Kosovë, kreu i qeverisë Ramush Haradinaj ka mohuar se do të ketë kthim pas.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informacione se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do t’u mungojnë ilaçet, për të gjithë.

Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, tha Kryeministri Haradinaj pas takimit që pati me z. Hahn.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Serbia dhe Bosnja i kanë bërë dëm Kosovës dhe për këtë ka marrë vendim për mallrat e këtyre dy vendeve. /k.k/noa.al/