Transmetuar më 30-11-2018, 23:05

Qyteti i Tetovës është tronditur këtë mbrëmje nga të shtëna me armë zjarri.

Raportohet se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes personave që ndodheshin në dy makina të ndryshme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe për fat të mirë deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se ka pasur krisma në qendër të Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Nuk dihen ende personat që janë përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. /k.k/noa.al/