Transmetuar më 26-11-2018, 19:23

Mesazh politik të rrezikshëm dhe çmeduri i ka quajtur ministri i Tregtisë serbe Rasim Ljajiç deklaratat e Kryeministrit shqiptar gjatë fjalës që mbajti në Kosovë në mbledhjen e dy qeverive.

Ljajiç tha  për Tanjug se gjithçka që ndodhi sot në Pejë ishte "një shfaqje klasike politike dhe dërgimin e mesazheve politike" për përfaqësuesit e Prishtinës dhe Shqipërisë.

"Kjo nuk ka të bëjë me ekonominë, ata mashtrojnë qytetarët e tyre", thotë Ljajiç dhe kujton se norma e tarifave është midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë nënshkruese të CEFTA-s, zero për qind.

Sipas tij, ky është një mesazh politik që mund të jetë i rrezikshëm, dhe është çmenduri.

“Nuk ka asnjë fjalë tjetër për këtë. Sot në planet nuk mund të gjesh një rast të ngjashëm për një pjesë të territorit që administron një taksë doganore, e për një pjesë të territorit, një normë tjetër doganore”, thekson Ljajiç. /k.k/noa.al/