Transmetuar më 23-11-2018, 08:11

Një aksion i policisë së Kosovës, ka vënë në në pranga disa persona, lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Mësohet se aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës.

Të arrestuarit janë ish efektivi i policisë Dragisha Markoviç dhe Sasha Curciç.

Ata dyshohet si të përfshirë në vrasjen e Ivanoviç.

Ka qenë Prokuroria Speciale e Kosovës ajo që ka lëshuar urdhrat e arrestit.

Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar edhe persona të tjerë si të dyshuar. /a.y/noa.al