Transmetuar më 21-11-2018, 12:15

Një investim gjigant për të ndërtuar avionin e quajtur “Biri i Konkordit”.

Kompania “Lockheed Martin” ka nisur punën për ndërtimin e avionit i cili i afrohet një hap më shumë fluturimit supersonik për udhëtarë.

Bëhet fjalë për një avion me shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe i stërzgjatur në trup, por që nuk do të shkaktojë zhurmë të papërballueshme.

Kjo është një veçanti në dallim nga avionë e tjerë supersonik që shkaktojnë zhurmën e padurueshme, e cila njihet si “sonic brom”.

Avioni i ndërtuar nga NASA, pritet të fluturojë për herë të parë në vitin 2021.