Transmetuar më 21-11-2018, 09:18
Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje.

I arrestuari i parë është Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

I arrestuari i dytë gjatë kësaj të marte u bë nga policia e Lushnjes.

Ai është Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier, i cili rezultonte person i shpallur në kërkim.

32-vjeçari u vu në pranga pasi Gjykata e Lushnjes ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”. /a.y/noa.al