Transmetuar më 21-11-2018, 08:10

Një incident i papritur ndodhi në një ndërtesë shumëkatëshe në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një ashensor me gjashtë persona brenda u rrëzua për 84 kate, nga i 95-ti në të 11-in.

Fatmirësisht nga ngjarja e kësaj të hëne, asnjë nga personat që ndodheshin brenda nuk u dëmtua.

Por mes tyre ndodhej edhe një grua shtatzënë, e cila u dërgua me urgjencë në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi në North Michigan Avenue, ku personat që ndodheshin në ashensor, ishin ngjitur në lartës, për të shijuar pamjen nga një restorant panoramik.

Por kabina e ashensorit krejt papritur u rrëzua në rënie të lirë, plotë 84 kate.

Personat që ndodheshin në ashensor thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejtë dhe thonë se “Menduam se do të vdisnin”. /a.y/noa.al