Transmetuar më 21-11-2018, 07:58

Me shpatullat zbuluar, një fustan bardhë e zi, Meghan Markle, u shfaq në superformë.

Është kjo pamja me të cilën u shfaq në Royal Variety Performance të London Palladium bashkë me të shoqin, princin Harry.

Dukesha e Sussex, u pa e buzëqeshur si gjithmonë, teksa u takua me pjesëtarët e grupit “Take That”.

Më tej ajo u takua edhe me këngëtarin e njohur italian, Andrea Bocelli, gjatë aktivitetit kulturor të së hënës.

Por ajo që ra në sy, ishte barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së princit të Anglisë, e cila pritet të sjellë në jetë një fëmijë, në fillim të muajit prill. /a.y/noa.al