Transmetuar më 20-11-2018, 22:52

Kosova ka marrë fitore bindëse përballë Azerbejxhanit, duke triumfuar me rezultatin 4:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e "Ligës së Kombeve".

Kosova arriti të fitojë falë golave të sulmuesit Arbër Zeneli 3 herë dhe një nga Rahmani.

Përfaqësuesja e Kosovës pas këtij rezultati pozitiv ka marrë disa lajme të jashtëzakonshme.

Në edicionin e ardhshëm të "Ligës së Kombeve", Kosova do të luajë në "Ligën C", ku do të përballet me kombëtare më të forta dhe mund të arkëtojë më shumë financa.

Gjithashtu Kosova ka fituar mundësinë që të luajë në ‘Play Off’ të Ligës së Kombeve dhe të vazhdojë të ndjekë rrugën për kualifikimin në kampionatin evropian.

Kosova në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve do të luajë kundër Maqedonisë./a.k/noa.al/