Transmetuar më 20-11-2018, 22:41

Aktori i humorit Bes Kallaku feston sot 33-vjetorin e lindjes.

Kjo ditëlindje do të jetë mjaft e veçantë për të, pasi e feston për herë të parë si baba.

Bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhenisla Myrtezaj ka bërë një dedikim për Besin në profilin e saj në “Instagram”.

“Çfarë jam pa ty? Asgjë. Në të mirë dhe në të keq ti gjithmonë je krah meje. Në çdo frymëmarrje, në çdo hap të jetës time, dhe në çdo moment që do jetoj, dua ta jetoj me ty përgjithmonë. Kjo ditëlindje është magjike për ne. 33 vite jetë, 33 vite buzëqeshje, shpresë, mirësi, besnikëri për këdo që ka qenë pranë teje", shkruan Xhensila.

Ajo ka vijuar më tej në postimin e saj:

"Ky 33 vjetor të gjeti më të plotesuar se kurrë më parë, ashtu siç e kishe imagjinuar veten që në vogëli. E gjitha çka uroj për ty është shëndet, unë do përpiqem ta bëj jetën tënde sa më të qetë dhe të bukur, ashtu siç ti gëzon ditët tona. Të lutem qendro me ne pak më shumë, me ne gocat që kur të kalojë dhe pak kohë, do zihemi se kush të ka dhe kush të do më shumë”. /a.k/noa.al/