Transmetuar më 20-11-2018, 21:50

Nuk thonë kor që macet kanë 7 shpirtra, pasi një gjë e tillë është vërtetuar te një mace spanjolle.

Ajo arriti të mbijetonte pasi u qëllua 18 herë me plumba, ndërsa rasti konsiderohet si flagrant për abuzimin ndaj kafshëve.

Incidenti ndodhi në Lardero, në rajonin autonom La Rioja të Spanjës Veriore, në fund të javës së kaluar.

Një kalimtar u alarmua kur gjeti macen e gjakosur dhe të çorientuar duke u endur rrugëve të fshatit të premten.

Ai e dërgoi macen e pikëlluar tek veterineri, i cili gjeti 18 plumba në kokë dhe në qafë. Macja është plagosur gjerësisht dhe ka humbur njërin sy. Goditja me vetëm një fishek është shpesh fatale për macet. /k.k/noa.al/