Transmetuar më 20-11-2018, 19:07

Dy shqitparët u arrestuan nga karabinierët në Ferentino, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 50 doza kokainë të fshehura në dy vezë plastike, njësoj si ato për fëmijë.

Në pranga përfunduan Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, të akuzuar për posedim të lëndëve narkotike.

Të rinjtë i kishin fshehur në një pjesë të qytetit rreth 50 doza brenda dy vezëve plastike.

Kjo ndalesë u bë në kuadër të një operacioni policor kun ë mesin e të arrestuarve janë edhe 6 persona të tjerë.

Policia nuk sekuestroi vetëm lëndë narkotike, por edhe 415 euro para cash, të ardhura nga aktiviteti ilegal i shqiptarëve. /k.k/noa.al/